Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Grek, Karamanlis uron Berishën për fitoren
English

Kryeministri Grek, Karamanlis uron Berishën për fitoren

Tiranë, 10 korrik NOA - Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, i ka telefonuar sot  kryeministrit, Sali Berisha për t'i dhënë urimin e tij më të përzemërt për fitoren dhe të koalicionit që ai kryeson në zgjedhjet parlamentare.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e shtypit të kryeministrisë e cila njoftoi se kryeministri i Greqisë, Karamanlis, e siguroi homologun e tij, se pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy partive, dy qeverive dhe dy vendeve.

"Kryeministri grek Karamanlis theksoi, gjatë telefonatës, se kjo është një fitore plotësisht e merituar që e kanë mirëpritur dhe festuar të gjithë miqtë e Partisë Demokratike" thuhej në deklaratën e kryeministrisë.

Nga ana tjetër kryeministri Berisha i shprehu mirënjohjen kryeministrit grek Kostas Karamanlis, për të gjithë mbështetjen e gjithanshme për Partinë Demokratike, qeverinë shqiptare dhe vendin tonë.

Berisha u shpreh se ai dhe qeveria që kryeson do të vazhdojnë me kënaqësi bashkëpunimin e ngushtë për intensifikimin e marrëdhënieve të gjithanshme, miqësore mes dy partive, dy qeverive dhe mes dy vendeve.

 k.k/NOA

KOMENTE