Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal, mjeku detyron pacienten ta paguajë me seks oral
English

Skandal, mjeku detyron pacienten ta paguajë me seks oral

Tivat, 10 korrik NOA - Seks në këmbim të faturave të kripura të vizitave dhe shërbimeve mjekësore.

Ky është skandali që ka tronditur rajonin e Malit të Zi dhe Serbisë. Policia e cituar nga e përditshmja e Podgoricës "Vijesti" ka thënë se mjeku 49-vjeçar, Mladen Ivanisevic, i punësuar te Shtëpia e Shëndetit në Tivat, është arrestuar nën akuzën e mbërritur pas denoncimit të pacientes 24-vjeçare I.G. nga Kovini (Vojvodinë), dhe burrit të saj M.G., se ua paguante shërbimet mjekësore me seks oral.

Dr. Ivaniseviç, nga Podgorica, akuzohet për vepër penale të ‘tregtimit me njerëz', ndërkohë që përveç tij, pas kallëzimit penal të I.G., janë arrestuar edhe 27-vjeçari Boris Cukic dhe 24-vjeçari Tihomir Rajic, për shkak të dyshimit se kanë kryer dhunim, njoftoi Drejtoria vendore Policisë.

"I.G. erdhi dje në stacionin policor në Tivat dhe lajmëroi se në qershor të vitit 2008 ishte njohur me mjekun M.I. nga Tivati, i cili shërbimet e tij mjekësore nuk ia faturoi si secilës shtetase të huaj, por i propozoi që të shkonte në banesën e tij dhe si këmbim ajo t'i ofronte shërbimin e seksit oral, me çka ajo ishte pajtuar", thuhet në kumtesë.

Sipas G.I. mjeku Ivanisevic, gjatë takimeve me qëllim të ofrimit të shërbimeve seksuale i paguante ato me nga 20 euro, përfshirë edhe premtimin se asaj dhe burrit do t'ua rregullonte letërnjoftimet, pasaportat dhe librezat shëndetësore.

Gjithashtu, dyshohet se mjeku, duke e ditur gjendjen e tyre të vështirë ekonomike, bashkëshortëve u kishte premtuar edhe një hua prej 35 000 eurosh, sapo të shiste shtëpinë e tij në Bosnje dhe Hercegovinë.

Madje, i kishte premtuar M.G. edhe se do t'i gjente një blerës për veshkën e tij. Ndërkohë, M.I. e kishte njoftuar burrin e I.G. se kishte gjetur blerësin e veshkës, i cili për të do të paguante një shumë mes 40 000 dhe 50 000 euro.

Rrjedhimisht, bashkëshortëve ua kishte dhënë numrin e telefonit dhe të dhënat personale të blerësit, të cilin I.G. nuk kishte mundësi ta merrte asnjëherë në atë numër, sqaroi policia.

Sipas deklaratave të bashkëshortëve, dyshohet se dr. Ivanisevic, i cili i kishte mashtruar me premtime, kishte kërkuar që edhe M.G. ta kënaqte moralisht, dhe se ky kishte pranuar!

Po ashtu, dyshohet se mjeku, i cili të premten (sot) do t'i dorëzohet gjykatësit hetues të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, bashkë me akuzën për vepër penale, disa herë e kishte shfrytëzuar I.G edhe për prostitucion, për ofrimin e shërbimeve seksuale për nevojat e miqve të tij, ndërsa ata për këtë gjë paguanin nga 20 euro.

Bazuar në kallëzimin e I.G. policia ka arrestuar edhe tivatasit Cukic dhe Rajic, të cilët ajo i akuzon se të martën e kishin dhunuar në parkingun e lagjes "Brdista".

Siç dyshohet, ata e kanë bërë këtë gjë duke e detyruar I.G. që ta kënaqte njërin oralisht, kurse me tjetrin kishte marrëdhënie seksuale.

"Para se ta dërgonin në lagjen Brdista, I.G., siç dyshohet, me njërin prej tyre kishte bërë një marrëveshje parapake për marrëdhënie vullnetare seksuale, gjegjësisht për ofrimin e shërbimeve orale për një çmim prej 20 eurosh", sqaruan në polici.

Pohimet e Rajic dhe Cukic tashmë u është dorëzuar vendimi për paraburgosje, pas së cilës gjë, bashkë me kallëzimet penale do t'i dorëzohen gjykatësit hetues të Gjykatës së lartë në Podgoricë.Â

i.n/NOA

KOMENTE