English

U kapën me drogë, bomba dhe euro false, gjykata liron tre studentët

Tiranë, 10 Korrik NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur lirimin me kusht, për tre të pandehurit e akuzuar për "falsifikim të monedhave", kryer në bashkëpunim.

Gjyqtari Petrit Çomo, deklaroi gjatë shpalljes së vendimit pasditen e së enjtes, se tre të pandehurit, janë liruar me kusht që deri në katër vjet të mos kryejnë ndonjë vepër penale.

Kliton Zyka, Shyqri Dushku dhe Bledi Nolaj, që të tre, studentë në universitete jopublike, nuk duhet të kryejnë asnjë vepër penale gjatë katër viteve të ardhshme, në të kundërt duhet që të vuajnë dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg secili, për të cilën u liruna me kusht.

Sakaq, gjykata ka vendosur që të bëjë veçim dosjeje për të pandehurin Robert Karaj. Të pandehurit u arrestuan më 7 tetor të vitit të kaluar, gjatë operacionit të koduar "Euro Bank".

Studentët u kapën me monedha të falsifikuara, drogë dhe armë. ranë në pranga, pas informacioneve të mbërritura në rrugë operativ.

Gjatë kontrollit, policia iu gjeti dhe sekuestroi tre mijë euro false dhe një kilogram marijuanë, si dhe tre bomba dore ofensive.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, shuma e eurove të falsifikuara e cila vinte nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, do të hidhej në tregun e kambistëve.Â

a.k/NOA

KOMENTE