Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet kamarieri i plagosur në lokal, edhe ai qëlloi me pistoletë
English

Arrestohet kamarieri i plagosur në lokal, edhe ai qëlloi me pistoletë

Durrës, 11 korrik, NOA - Forcat e policisë së Durrësit bëjnë me dijeni se lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin "Kalipso" në Plazh, kanë arrestuar në flagrancë edhe 18-vjeçarin Sidni Rustani, me punë kamarier, i cili mbeti dhe vetë i plagosur në ngjarjen me konflikt armësh brenda këtij lokali.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se hetimet mbi gëzhojat e fishekëve në vendngjarje, treguan se ato ishin të pistoletave të ndryshme dhe se edhe vetë kamarieri në fjalë ka qëlluar në drejtim të personave të përfshirë në konflikt.

Ndërkaq, bëhet e ditur se ai vazhdon të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit dhe është jashtë rrezikut për jetën, por ndaj tij rëndojnë akuzat për "Vrasje me dashje të mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 76,22,25,e 278/1 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE