Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, bombë në pallatin e ish-ministrit të Brendshëm, Panajotis Hinofotis
English

Greqi, bombë në pallatin e ish-ministrit të Brendshëm, Panajotis Hinofotis

Athinë, 11 korrik, NOA - Një bombë artizanale ka shpërthyer sot pranë hyrjes së pallatit të ish-ministrit të Brendshëm, përgjegjës për rendin publik, Panajotis Hinofotis.

Për shpërthimin në fjalë, ka lajmëruar një person i panjohur përmes një telefonate anonime në një televizion lokal dhe te organet e policisë.

Mësohet se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe nuk ka pasur të plagosur, ndërsa policia e ka nisur një proces hetimi. Ish-zëvendësministri grek, Hinofotis, është hequr nga detyra pas reformimit që i ka bërë kryeministri Karamanlis kabinetit qeveritar në 7 janar 2009, një muaj pas trazirave të dhunshme në Athinë, të cilat patën pikënisje vrasjen e një adoleshenti 15 vjeçar nga një patrullë policie.

n.e/NOA

KOMENTE