Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbrojtje e klimës, apo fjalë në erë
English

Mbrojtje e klimës, apo fjalë në erë

Vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion vendosin synimet për klimën

Nga radio Deutsche Welle

Shtatë vendet e industrializuara dhe Rusia (G8) ranë dakord në L'Aquila me vendet në ekspansion ekonomik që deri në vitin 2050 ta kufizojnë ngrohjen globale të tokës deri në 2 gradë, në krahasim me periudhën paraindustriale.

Pa dyshim në takimin e G8 në L' Aquila u ndërmor një hap i rëndësishëm për të penguar katastrofën klimatike që na kërcënon.

Jo vetëm vendet e industrializuara dhe Rusia, por edhe vendet në ekspansion ekonomik si Brazili, Kina, India, Meksika dhe Afrika e Jugut janë dakord që ta kufizojnë ngrohjen globale të tokës deri në një nivel maksimal prej 2 gradësh në krahasim me periudhën paraindustriale.

Ndryshimi i qëndrimit të SHBA-së nën presidentin e ri Barack Obama, ua lehtësoi vendimin vendeve në ekspansion.

Këtyre u shtohet që Kina, e cila aktualisht ia kalon edhe SHBA në lidhje me ndotjen e ajrit, e ka kuptuar se duhet të veprojë në interes të saj, sepse aty ndotja e ajrit është një ndër rreziqet më të mëdha për shëndetin dhe për rritjen e mëtejshme ekonomike.

Vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion ekonomik nuk mund t'i bëjnë bisht luftës për mbrojtjen e klimës edhe sepse edhe vendet e industrializuara kërkojnë prej vetes kontribute më të larta, se sa nga vendet e Botës së III.

Kështu vendet e industrializuara duan t'i reduktojnë emisionet e tyre të CO2 në vitin 2050 me 80 për qind kundrejt sasisë së çliruar në vitin 1990, ndërkohë që nga vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion ekonomik kërkohet vetëm që ta ulin këtë sasi në një mënyrë për t'u shënuar.

Por me këto qëllime afatgjata dhe detyrime që kanë marrë përsipër vendet e ndryshme, nuk mund të thuhet se është garantuar edhe suksesi i konferencës për klimën, që do të zhvillohet në dhjetor në Kopenhagë, ku do të diskutohet për protokollin vazhdues të Kiotos që përfundon në vitin 2012.

Kjo sepse në Kopenhage do të jetë fjala për qëllime afatshkurtra dhe afatmesme dhe jo për qëllime të largëta.

Dhe prova e zjarrit do të jetë marrja e vendimeve konkrete dhe të pakëndshme për vitet në vazhdim, vendime të cilat nuk mund të shtyhen më tej.

Presidenti amerikan Barack Obama vazhdon të ketë ende frikë që të marrë premtime konkrete për dhjetë vitet e ardhshme.

Po ashtu edhe Rusia, deklaroi publikisht menjëherë pas suksesit të arritur në L´Aquila se nuk ka ndër mend që ta sakrifikojë rritjen ekonomike të vendit në altarin e mbrojtjes së klimës.

Vendet e varfra dhe ato në ekspansion ekonomik, druhen se me politikën e tyre për klimën vendet e industrializuara, duan të çimentojnë pozitën e tyre ekonomike të përparuar.

Për këtë vendet e Botës së II kërkojnë prej vendeve të industrializuara si kundërpërgjigje për kontributin e tyre konkret për mbrojtjen e klimës, gjë që u vështirëson rritjen ekonomike, ndihma teknike dhe ndihma financiare gjigante që shkojnë në miliarda.

Në këtë mënyrë grindjet për protokollin vazhdues të Kiotos janë të programuara paraprakisht.

Rreziku nuk është zmbrapsur, por është shumë real, që fjalët e bukura për klimën të thëna në L' Aquila të kthehen rrugës për në Kopenhagë në fjalë në erë.

NOA/DW

KOMENTE