Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pavarësia e Kosovës njihet nga Republika Domenikane
English

Pavarësia e Kosovës njihet nga Republika Domenikane

Prishtinë, 11 korrik NOA-Konfirmohet njohja e Kosovës shtet i pavarur nga Republika Domenikane.

Duke u dhene fund zërave jozyrtarë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës tha se ka marrë letër, nga Sekretariati i Shtetit i Republikës Domenikane për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në të cilën theksohet qëndrimi i Republikës Domenikane për pavarësinë e Kosovës.

"Qeveria e Republikës Domenikane, në bazë të autoritetit kushtetues dhe në pajtim me praktikat dhe normat ndërkombëtare për njohjen e shteteve ka vendosur ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës", thuhet në letrën, cituar nga Ministria e Jashtme në Prishtinë.

Më tej në letër shprehen vlerësimet e Republikës Domenikane ndaj autoriteteve dhe popullit të Kosovës për arritjet në drejtim të konsolidimit të institucioneve çka mundësoi shpalljen e vendit shtet të pavarur e të njohur në arenën ndërkombëtare.

Mediat në Prishtinë ia faturojnë njohjen e Kosovës nga Republika Domenikane, lobimit të suksesshëm të biznesmenit dhe politikanit Bexhet Pacolli.

Deri tani Kosova eshte njohur nga me shume se 62 vende te botes, ndersa ne aspektin cilesor shumica e vendeve qe e kane njohur shtetin e ri, jane anetare te BE-se, NATO-s, Bankes Botetore dhe FMN-se.

m.i/NOA

KOMENTE