Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Sejdiu në Maqedoni, i ftuar nga Ivanov për festën Vera e Ohrit 2009
English

Presidenti Sejdiu në Maqedoni, i ftuar nga Ivanov për festën "Vera e Ohrit 2009"

Ohër, 11 korrik, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu do të marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së manifestimit kulturo-artisik "Vera e Ohrit 2009" në Ohër, me ftesë të homologut të tij maqedonas, Georgje Ivanov.

Në komunikatën zyrtare të presidencës së Prishtinës, theksohet se Sejdiu do të qëndrojë në Ohër, duke shfrytëzuar rastin për të zhvilluar takime joformale me homologun Ivanov, por edhe me presidentin shqiptar Bamir Topi.

Kjo është vizita e radhës jozyrtare e presidentit kosovar në Maqedoni, pasi akoma nuk janë dhënë sinjalet e Shkupit zyrtar për të realizuar një vizitë zyrtare me të gjitha protokollet e duhura për presidentin e Kosovës, si një shtet i ri fqinj.

Kohë më parë, presidenti Fatmir Sejdiu kishte anuluar vizitën në Maqedoni, për shkak se pala maqedonase e kishte ndryshuar karakterin e vizitës zyrtare. Më pastaj, duket se një samit i thirrur nga presidenti Topi në Shqipëri e ku kishin marrë pjesë presidentët Sejdiu dhe Ivanov, dhe ai i Malit të Zi Vujanoviç, ka ndikuar në "zbutjen e gjakrave".

KOMENTE