Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë, serbët pajisen me pasaporta kosovare
English

Prishtinë, serbët pajisen me pasaporta kosovare

Prishtinë, 11 korrik NOA-Qytetarët serbë po pajisen me pasaporta të republikës së Kosovës.

Në zyrën e hapur për tri fshatrat shqiptare, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë, të komunës së Leposaviçit, rajonit më verior të vendit, dokumente të shtetit të Kosovës marrin edhe serbët.

Sipas agjencive të lajmeve kosovare, letërnjoftime të shtetit kosovar po  jepen edhe në zonat veriore të dominuara nga serbët.

Përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete në fshatin Bistricë, ku institucionet legjitime të Kosovës në tetorin e vitit të kaluar kanë hapur zyrën për regjistrimin civil, ka deklaruar në shtypin e sotëm të Prishtinës se deri tani 280 qytetarë shqiptarë dhe 20 serbë kanë marrë letërnjoftime, ndërsa nga rreth 50 pasaporta të lëshuara, katër janë për pjesëtarë të komunitetit serb.

Pas zgjedhjeve lokale ilegale të majit të vitit të kaluar të organizuara nga Beogradi në Kosovë, raportet e tri fshtarave shqiptare me administruesit e komunës së Leposaviçit u bllokuan.

m.i/NOA

KOMENTE