Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha nuk i ndahet turit Shqipëria po ndryshon , bën përurime në juglindje
English

Berisha nuk i ndahet turit "Shqipëria po ndryshon", bën përurime në juglindje

Pogradec, 12 Korrik NOA - Kryeministri Sali Berisha ka vendosur mesa duket që këtë verë të mos e njohë pushimin si nocion për t'u zbatuar tek vetja e tij por edhe kabineti qeveritar.

Bashkë me një shpurë rutinë në të tilla raste, Berisha ka shkuar në juglindje, ku ka kryer përurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Qafë Thanë - Lin - Pogradec.

Me moton "çdo premtim elektoral i kësaj shumice do të shndërrohet çdo ditë, çdo javë e çdo muaj në realitet", kryeministri përuroi nisjen e punimeve në lotin e parë, për investimin e buxhetit të shtetit me vlerë mbi 2 miliardë lekë.

Rruga, me gjatësi 22 kilometra, parashikohet të ketë të gjitha elementet e një rruge të standardeve evropiane, me ndriçim dhe trotuare, gjatë gjithë vijës së liqenit.

Loti i parë i saj fillon nga Qafë Thana dhe përfundon në kryqëzimin e Linit ndaj Kryeministri evidentoi se ndërtimi nga Lini në Tushemisht realizon kështu bulevardin më të gjatë të Shqipërisë.

"Ky është një investim me të cilin ne do të bëjmë që bregu i liqenit të Ohrit të llamburitë nga Lini në Tushemisht dhe të ketë një nga bulevardet më të bukura, jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e më gjerë dhe t'i japë ndërtimit të bregut të liqenit bukurinë që natyra i ka dhënë këtij liqeni të mahnitshëm", - u shpreh Kryeministri.

Berisha theksoi se ndërtimi i këtij bulevardi përgjatë liqenit të Ohrit dhe projektet e tjera infrastrukturore që po realizohen në këtë qytet, i japin jo vetëm bregut të liqenit një nga pamjet më impresionuese, por edhe territori fiton vlera të mëdha.

"Investimet në Pogradec, - u shpreh Kryeministri - synojnë Pogradecin turistik dhe Shqipërinë turistike".

Ai përmendi se ka përfunduar projekti jo vetëm për kolektorin, por edhe për përpunimin e ujërave për Pogradecin dhe Tushemishtin, kurse lajmëroi se së shpejti fillon kolektori Lin - Pogradec.

"Së bashku me bulevardin e ri që ndërtohet këtu krijohet infrastruktura më e shkëlqyer për investime. Fatmirësisht, vlera e tokës ka filluar të rritet ndjeshëm. Kërkesat për të investuar buzë liqenit dhe në qytetin e Pogradecit janë të mëdha, ndaj dhe ne ecim në ndërtimin e kësaj infrastrukture të re', deklaroi Kryeministri.

Nga ana tjetër, Berisha siguroi se çdo premtim elektoral i kësaj shumice do të shndërrohet çdo ditë, çdo javë e çdo muaj në realitet.

"Shqipëria evropiane është destinacioni ynë. Ndaj ne, me qindra e qindra projekte, do ta ndryshojmë këtë vend dhe në krye të katër viteve do të kemi Shqipërinë tjetër", - ishte premtimi i Berishës, pak para se të mbyllte ceremoninë dhe të kalonte pjesën tjetër të fundjavës, në vilën qeveritare buzë liqenit të Pogradecit.

a.f/NOA

Njoftim: Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i prodhimeve të agjencisë NOA, pa u cituar burimi, në të kundërt media abuzuese do të paditet në gjykatë dhe ndaj tyre do të kërkohet dëmshpërblim, konform dispozitave ligjore

KOMENTE