Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fieri në KQZ, mbyllet numërimi i qendrës 3116, kryeson PS
English

Fieri në KQZ, mbyllet numërimi i qendrës 3116, kryeson PS

Tiranë, 12 korrik NOA UPDATE-Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar numërimi i QV-së 3116, të KZAZ-së 19 të Fierit. Nga numërimi i kryer rezulton në avantazh Partia Socialiste me 305 vota, më pas vijnë Partia Demokratike 94 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 48 vota dhe PDI 4 vota.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rivlerësojë 439 fletë votimi të QV-së 3052 të KZAZ-së numër 19 të qarkut të Fierit.

Në këto fletë votimi janë vërejtur mangësi, pasi fletët ishin vetëm me vulën e sekretarit të QV-së.

Nënkryetarja e KQZ-së, njëkohësisht përfaqësuese e Partisë Socialiste, Dëshira Subashi e ka kundërshtuar vendimin duke i cilësuar fletët të pavlefshme.

Kutia e votimit e qendrës nr.3052 ishte e ankimuar nga Partia Demokratike e cila depozitoi të premten kërkesën e saj për shqyrtim. m.i/NOA

KOMENTE