Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Talebanët janë zmbrapsur, por ende ka punë për të bërë
English

Obama: Talebanët janë zmbrapsur, por ende ka punë për të bërë

Uashington, 12 Korrik NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë një bilanc pozitiv të vizitës së tij të parë zyrtare në Afrikë në postin e presidentit amerikan.

"Ishte një udhëtim me domethënie të veçantë", tha presidenti amerikan me prejardhje afrikane.

Dje, Obama vizitoi kështjellën Cape Coast Castle, nga e cila dikur niseshin anijet me skllevër afrikanë drejt Amerikës.

Nga shtetet e Afrikës, Obama kërkoi më shumë përgjegjësi, duke theksuar se zgjidhjet paqësore të konflikteve janë çelësi për ardhmërinë e Afrikës.

Potenciali i vërtetë i kontinentit mund të dalë në pah vetëm me udhëheqje të mira qeveritare, sqaroi Obama para deputetëve të parlamentit ganez në Akra.

"Amerika dëshiron të jetë partnere e njerëzve dhe popujve në Afrikë por siç e dimë të gjithë ne, e ardhmja e Afrikës ndodhet në duart e vet afrikanëve. Kështu që unë dua sërish t'u drejtohem të rinjve në Afrikë", - tha Obama.

Kurse vazhdoi: "Në vendet si Gana rinia përbën më shumë se gjysmën e popullsisë dhe këtu qëndron ajo çfarë ju duhet ta dini: bota është ajo çfarë ju bëni prej saj. Ju e keni fuqinë që të kërkoni llogari nga udhëheqësit dhe të krijoni institucione të cilat u shërbejnë njerëzve".

Nga ana tjetër, Obama ka deklaruar se trupat amerikane dhe ato të aleatëve, kanë arritur sukses në zmbrapsjen e luftëtarëve talebanë, gjatë ofensivës madhore në Afganistanin jugor, por ende mbetet rrugë e gjatë për të triumfuar në këtë konflikt. Në një intervistë për televizionin britanik, Sky Neës, Obama tha se administrata e tij e ka ditur se këtë verë do të ketë luftime të ashpra në Afganistan. Ai theksoi se militantët talebanë "janë zmbrapsur" për shkak të ofensivës nga forcat amerikane dhe britanike në provincën Helmand në jug të Afganistanit.

Duke folur mbi argumentin ekonomik, Presidenti amerikan Barack Obama bëri thirrje për durim lidhur me programin e tij koniunkturor prej 787 miliardë dollarësh amerikanë. Paketa e miratuar në mesin e muajit shkurt nuk është vendosur që të përdoret brenda katër muajve, tha Obama në fjalimin e tij javor në radio.

Për më tepër këto masa duhet të ndikojnë në një periudhë kohore prej dy vitesh. Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta marrë veten më ngadalë se treguesit e tjerë të koniunkturës, pranoi presidenti amerikan.

a.k/NOA

KOMENTE