Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti shpall dekretin për ndarjen territoriale të 6 Gjykatave të Apelit
English

Presidenti shpall dekretin për ndarjen territoriale të 6 Gjykatave të Apelit

Tiranë, 12 korrik NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi shpalli dekretin për caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së Gjykatave të Apelit.

Kabineti i Topit tha se dekreti erdhi në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 6, paragrafi 4 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", me propozim të ministrit të Drejtësisë.

Sipas dekretit, në territorin e Republikës së Shqipërisë, gjykatat e apelit organizohen në 6 zona, me kompetencë tokësore dhe qendra të ushtrimit të veprimtarisë së tyre, si më poshtë:Â

1. Gjykata e apelit Tiranë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat, Tiranë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Tiranë.Â

2. Gjykata e apelit Durrës, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Elbasan, Durrës, Kavajë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Durrës.Â

3. Gjykata e apelit Shkodër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër, Tropojë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Shkodër.Â

4. Gjykata e apelit Vlorë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Berat, Fier, Lushnje, Vlorë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Vlorë.Â

5. Gjykata e apelit Korçë, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Korçë e Pogradec dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Korçë.Â

6. Gjykata e apelit Gjirokastër, me kompetencë tokësore në rrethet gjyqësore Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe me qendër të ushtrimit të veprimtarisë në qytetin Gjirokastër.

Në këtë mënyrë, dekreti nr. 1984, datë 07.01.1998 "Për krijimin e gjykatave të apelit dhe caktimin e kufijve tokësore të veprimtarisë së tyre", shfuqizohet dhe ngarkohet Ministria e Drejtësisë për zbatimin e dekretit më të fundit, i cili hyn në fuqi më 1 shtator 2009.

e.l/NOAÂ

KOMENTE