English

Kompozitori Enio Morricone, i ftuari i nderuar për festivalin "Vera e Ohrit"

Ohër, 13 korrik, NOA - Kompozitori i madh italian, Ennio Morricone, ishte i ftuari i nderit të cilit iu dha mundësia për të hapur festivalin "Vera e Ohrit" 2009.

"Jam tepër i kënaqur që jam këtu duke falënderuar ata që më kanë ftuar. Jam i nderuar në këtë qytet që më ka tërhequr", ka thënë ai në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti.

 "Do të jetë kjo një mbrëmje mbase e paharruar për të pranishmit të teatrin antik. Shpresoj se publiku i pranishëm do të kërkojë edhe ndonjë "biss" e për këtë kam surprizën për publikun, e ajo është solistja në oboa, Gordana Josifovska-Nedellkovska, (seleksionuesja muzikore e festivalit), e cila për mrekulli luan në oboa. Më ka fascinuar me perfomancën e saj në oboa, që luan me aq lehtësi dhe mjeshtëri të rrallë e të paparë. E përcjellë nga orkestri i Filharmonisë, Gyor, nga Budapesti i Hungarisë dhe Kori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë, oboistja Gordana Josifova -Nedellkovska do të shkelqejë"-theksoi Ennio Morricone.

Dirigjenti dhe kompozitori italian, shtoi se është i nderuar nga presidenti i Maqedonisë me dekoratën që iu dha. Shprehu mirënjohje për drejtorin e festivalit Toni Simonovski dhe ministren e Kulturës maqedonase, Elizabeta Kançevska, të cilët e ftuan Ohër, gjë të cilën ai do ta mbajë në mend si nderim dhe vlerë të veçantë.

Kompozitori dhe dirigjenti që është bartës i çmimit "Oskar" për muzikë filmi, ishte  dirigjent i koncertit dhe drejtoi orkestrën e Filharmonisë hungareze "Gyor".

n.e/NOA

KOMENTE