Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia, shpenzuesja e dytë në Europë për konsumin e duhanit
English

Maqedonia, shpenzuesja e dytë në Europë për konsumin e duhanit

Shkup, 13 korrik, NOA - Nga muaji shtator, në çdo kuti cigare përveç paralajmërimit për dëmin nga pirja e duhanit mbi shëndetin do të jetë i domosdoshëm edhe obligimi që të publikohen edhe foto paralajmëruese nga pjesë të dëmtuara të trupit të personave që konsumojnë duhan.

Kjo përmbahet në rregulloren e re për përdorimin e duhanit, të prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri i këtij dikasteri, Bujar Osmani ka theksuar se ky mesazh vizuel do të ketë efekt te njerëzit që nuk e dijnë se cilat janë rreziqet e konsumimit të duhanit dhe tek ata që nuk i kushtojnë kujdes të mjaftueshëm rreziqeve.

Në Maqedoni 8,2 për qind e duhanpirësve janë më të vegjël se 15 vjeç, ndërsa 20 për qind prej tyre me pirjen e duhant kanë filluar para se të mbushin 10 vjeç.

Në nivel vjetor në Maqedoni shpenzohen rreth 60 milionë euro për kurimin e sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumimit të duhanit.

Faktet për konsumimin e duhanit tregojnë se Maqedonia është shpenzuesja e dytë në Europë sipas sasisë së konsumimit të duhanit për kokë banori ( konsumohen 11 tonelata cigare në vit ), mbi 40% e popullatës së moshuar është duhanpirëse, 20% e nxënësve të shkollave të mesme në R.e Maqedonisë janë duhanpirësm, konsumimi i duhanit lidhet me së paku 25 shkaqe të vdekjes.

Konsumimi i duhanit është faktori më i madh i rrezikut dhe shkaktar i kancerit, siç janë kanceri i gojës dhe i fytit, kanceri i mushkërive, kanceri i lukthit, kanceri i mëlqisë si dhe sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare dhe të zemrës.

Rregullorja përgatitet nga ana e Ministrisë së shëndetësisë, ndërsa ajo do të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori 2009. Ky vendim është në pajtim me rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe me Konventën kornizë për kontrollin e duhanit, e me qëllim të stimulimit të duhanpirësve për të hequr dorë prej varshmërisë së nikotinës. Prodhimi i pakove të tilla të duhanit me porosi vizuele tani më shfrytëzohet dhe ka filluar ti japë rezultatet e para në më shumë vende të Europës, siç janë Britania e Madhe, Belgjika, Rumunia etj.

NOA-INA

KOMENTE