Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngasje n'tis
English

Ngasje n'tis

Nëse Fatos Nano nuk do të mbahet mend për asgjë, këtë nuk mund t'ia mohojë askush, as ai, Edi Rama, që u orientua nga filozofia e politikës së re, dhe që dita-ditës po vepron si rasti më tipik i politikës së vjetër

Nga Albert Vataj

E si mund të ndodhte ndryshe. Burrëria e pranimit të humbjes, është në skaj të tançka ka gjasë tjetër për të marrë realiteti i tashëm politik, jo si të pranueshme por si realitet. Andradha e kumtit të fitores asht e përligjun për një syresh që buron nga produkti i zakonshëm. E kurrsesi, kjo nuk ka askurrnji fije që e lidhin në përligjjen e vet, kërrkënd që fati i keq e ka vu në podin e humbësit e që fati i vullnetit të sovranit, e ka përzgjedh mes të përzgjedhurve për ta drejtu. Deri më tash kemi vetëm një lider që ka pranuar fisnikërisht, të marrë rrolin e humbësit, dhe ai është Fatos Nano. Cilëtdo qofshin gojët e liga që e jargavisin përmes patosit e ekstazës, anatemën e këtij lideri të padiskutueshëm të së majtës fanatike, ata, nuk kanë paqe në këtë botë e në amshim nëse i bien mohit asaj që mbetet e vetme në memorien politike 20-vjeçare të politikës shqiptare. Humbjet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005, kalimi i pushteti në mënyrë protokollarë, pranimi Nano megjithëse fathidhërisht, mbetët sot e mot i denjë dhe emblematike në të deritashmen e postkomunizmit. Berisha dihej se nuk zbriste lehtë nga kali. Por kurrkund dhe kurrqysh tjetër nuk e gjejmë atë që plasi deri sa i bindi shqiptarët për modernitet politik. Dhe ai asht Edi Rama. Megjithëse kupën e helmët të humbësit nuk ka patur fatin e keq ta ngre me fund asnjiherë deri më tash, sot heziton, si ai që ka vendosur t'i japë fund jetës, dhe ankohet më shumë se helmi është pelin se sa paskëndej në të nuk ka më jetë.

Nëse Fatos Nano nuk do të mbahet mend për asgjë, këtë nuk mund t'ia mohojë askush, as ai, Edi Rama, që u orientua nga filozofia e politikës së re, dhe që dita-ditës po vepron si rasti më tipik i politikës së vjetër. Këtë e ben jo dhe aq për të fituar një mandat, se sa për të mos pranuar humbejn. Gjesti tij aspak kavaleresk i jep një shkas kërshërive Nano-admiruese për të besuar patundësisht në gjykimin e tyre, se Fatos Nano ishte dhe është lider modern, pavarësisht se ku e fut Edi Rama, në koshin e politikës së re apo në atë të politikës së vjetrës.

Tonet e deklaratave që dalin nga selia rozë nga dita në ditë pësojnë rritje të tensionit. "Me çdo çmim dhe me të gjitha mënyrat", është kjo frazë e përsëritur që siluron realitetin politik postzgjedhor. PS me gjuhën e përdoruar nuk duket se ka të bëjë vetëm me mandatin e 9-të në qytetin e Fierit. Më së shumti ajo shfaq qartazi tendenca për të tensionuar klimën politike në vend. Me fjalë të tjera, për të shuguruar trazirat, konfliktualitetin, huliganizmin, kokëkrisjen, toruhumbjen, dalldisjen, çatrafilisjen politike si ajka e ideologjisë së politikës së re. Nëse i riu Gramoz Ruçi, që harroi 2 Prillin në Shkodër, nuk ia doli në Fier, e i doli huq në Tiranë, mendon se vetëm kështu bëhet politikë, ky nuk është një gabim i tij, është gabim i Ramës. Ky i fundit duke e përdorur atë si mbushës topi, apo si mashë që shtyn urët e zjarrit, qellimshëm pagëzon atë si dishepull të filozofisë së tij tradicionalisht despotike.

Sikur gjitha pretendimet e PS, siç rezultoi me mandatin e 9-të në Fier, të ishin në favor të socialistëve, ka pak gjasa për të ndryshuar rolin e saj të humbësit në zgjedhjet e 28 qershorit. Në këto kushte arrijmë të dallojmë një tendencë të Ramës për të kaluar në planin B. Ky plan ka të bëjë jo dhe aq për demokracinë, votën e sovranit, apo të ndonjë zhargoni tjetër të pështirë, që përdoret rëndom si truk politik. Spariherë kjo gjehet e pozicionuar në përpjekjet e Edi Ramës për të pranuar një humbje të denjë. Çfarë do të thotë. Me humbje të denjë ai do ta ketë më të lehtë për të përballuar presionet brendapartiake, për të mos lëshuar karriken e kryetarit, e cila domosdoshmërisht ka gjetur një frymë dakordësie që t'i ofrohet një pasuesi tjetër. Kjo pasi filozofia e këtij lideri përballë humbjes konsiderohet e rrëzuar. Filozofia e tij duket se nuk ka gjetur zbatim dhe nuk ka dhënë frytet e saj, siç mund të ishte fitorja në zgjedhje. Pra Rama, dhe ideologët e formulës spanjolle të zgjedhjeve, për t'i shpëtuar anatemës së humbjes, kërkojnë të çojnë në ngasje militantët dhe përkrahësit e tyre, për të dalë në protesta për mborjen e votës "nga kutitë e marra peng nga Berisha". Në të vërtetë kemi të bëjmë me një përpjekje dashakeqe të lidershipit socialist për të tensionuar klimën politike në vend, për të pëdhosur imazhin e Shqipërisë, për të kontestuar zgjedhjet, dhe e gjitha kjo, jo dhe aq për të marrë një mandat, se sa për të marrë bekimin nga votëbesuesit e tyre të zhgënjyer nga humbjë. Si dhe për të ruajtur pozitat e deritashme në strukturat partiake të PS. Me fjalë të tjera, Edi Ramës i intereson më shumë karrika e tij e kryesocialistit, se sa maturia politike dhe parja e rrugëve institucionale dhe qytetaria deklarative, si mjete për të marrë të drejtat e tyre, që ua paska vjedhë apo mohuar Berisha, apo çifti i ri i politikës së vjetër. Parë në një këndvështrim të gjërë, në PS nuk ka vetëm një dëshpërim humbjeje, por dhe një qasje për ta mjegulluar sa më shumë këtë situatë, në mënyrë që përgjegjësit kryesor të kësaj humbjeje të mos vihen përballë detyrimeve politike, që dalin nga funksionimi normal i jetës partiake të një partie.

Me mendjen e vet lidershipi socialist thotë, në fund të fundit të humbur jemi, a nuk do të ishte në favor të humbjes një kontribut humbje për fituesit. Duket kjartazi se lëkura e Edi Ramës, e Kastriot Islamit, e Gramoz Ruçit, e Fatmir Xhafës është më e rëndësishme se fatet e vendit. Ata e dinë fare mirë se e ardhmja e liberalizimit të vizave, e integrimit në familjen evropiane, buron nga nota që do marrin zgjedhjet në tërësinë e tyre. Sikurse janë të bindur se faktori ndërkombëtar është shumë vigjilent për të pikasur çdo nuancë të zymtë që do të prishë tablonë e zgjedhjeve. Shtoi kësaj një mungesë historikisht e ravijëzuar e zyrtarëve evropianë për ta ngadalësuar edhe pa shkak rrugën e pranimit të shqiptarëve në të drejtën e lëvizjes së lirë. Thua që këto të fundit vijnë nga realitete politike që ndryshojmë shumë nga ato shqiptare, kujtojmë këtu fenomenin e blerjes së votave në Rumani për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (citojmë DË), apo vlera 50 euro e votës në Bullgari për të bërë kryeministër badigardin e kryeministrit në ikje.

Në të mbramë të tana qasjeve, nji gja duket se asht pa kthim, fitorja e Berishës dhe një mandat denatyral, do të lusja Zotin që të ishte në shërbim të shqiptarëve, siç dhe trumbetohet, siç dhe do dëshiroja. PS dhe Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Kaç ideologu sa më shpejt të hullisin gjykimin e tyre në përkorjen e të tashmes ndryshe, aq më mirë do të ishte për ta dhe takënd tjetër që andrron të pamundunen.

Se zgjedhjet nuk ishin korrekte, të ndershme dhe brenda standardeve, se ishin më të mirat e politikës së kësodorshme, këtë nuk ka bindje dhe ideologji, opium apo hipnozë që do të ma ndryshonte. Sikurse nuk do të kishte asnjë argument që do të provonte të kundërtën, se për këtë kontribuuan të gjithë pa përjashtim. Secili në mënyrat e veta.

KOMENTE