Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama : PS mori mandatin e 9 në Fier, të sqarohet deri në fund e vërteta e 28 qershorit
English

Rama : PS mori mandatin e 9 në Fier, të sqarohet deri në fund e vërteta e 28 qershorit

Tiranë, 13 korrik NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka bërë të ditur si dhe ka përshëndetur popullin e Fierit i cili sipas tij i dha Partisë Socialiste mandatin e 9-të. "Shqipëria pa dje të vërtetën e fshehur me dhunë për dy javë rresht në kutitë e marra peng nga Sali Berisha në Fier. Leximi deri në fund i verdiktit të popullit të Fierit, i dha Partisë Socialiste mandatin e 9-të dhe provoi katërcipërisht drejtësinë e qëndrimit tonë të prerë në këtë proces, duke nxjerrë në dritën e diellit të vërtetën se, edhe pa bërë transparencë mbi Beratin, Shkodrën e Tiranën, Sali Berisha nuk e ka marrë mandatin për të qeverisur edhe 4 vjet të tjera Shqipërinë.

Unë i falënderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e qytetaret e Fierit, të cilët jo vetëm e votuan si asnjëherë më parë Partinë Socialiste, por edhe na mbështetën pa asnjë lëkundje në përpjekjen tonë për të mbrojtur votat e tyre" tha Rama.

"Hetimi i Beratit, Shkodrës, e Tiranës bazuar në të drejtën e padiskutueshme që na jep ligji, është sot detyrimi ynë elementar ndaj një populli të tërë që nuk mund të shkelet në sovranitetin e tij dhe kontributi ynë i pashmangshëm për demokracinë në këtë moment shumë delikat kur duhet të vendoset nëse vota është e drejta themelore e qytetarëve apo prona e patundshme e pushtetarëve.

Populli i Beratit sot, ashtu si ai i Fierit dje, duhet të lexojnë në dritën e diellit vendimin e tij Sovran të 28 qershorit dhe KQZ-ja e Sali Berishës nuk duhet të guxojë t'i mohoj Partisë Socialiste të drejtën ligjore për të kërkuar mandatin e 5-të përmes rivlerësimit të të gjitha votave të pavlefshme, numri i të cilave në atë Qark është më i madhi në të gjithë Shqipërinë për qendër votimi dhe rinumërimit të një sër kutish të dyshuara" shtoi më tej Rama.

"Një gjë shumë më e madhe jetike jo vetëm për parlamentin e ri, por në radhë të parë për demokracinë tonë, është të sqarohet deri në fund e vërteta e 28 qershorit dhe të hetohet deri në fund qoftë shpërndarja e votave në Berat, Shkodër, e Tiranë, qoftë dokumentacioni zgjedhor, nga listat deri tek identitetet e zgjedhësve në të gjitha kutitë e dyshuara, gjë të cilën jemi të vendosur ta bëjmë pas daljes së rezultatit në rrugët që parasheh ligji" përfundoi Rama.

k.k/NOA

Â

KOMENTE