English

Euromoney: Raiffeisen, banka më e mirë në Shqipëri

Tiranë, 14 Korrik NOA - Banka private Raiffeisen ka fituar çmimin si banka më e mirë në Shqipëri, publikoi sot, revista ekonomiko-financiare britanike, "Euromoney".

Sipas saj, është hera e pestë që Raiffeisen Bank në Shqipëri, merr këtë çmim vlerësues.

Oliver Whittle, përgjegjës këshillimi tha se Raiffeisen Bank në Shqipëri është numri një dhe ka pozitë kyçe në të gjithë treguesit e performancës.

"Ne besojmë fuqimisht se do të vazhdojmë të rritemi dhe të përmbushim sfidat e ardhshme siç kemi bërë në të kaluarën", - ka shtuar z. Whittle.

Blerja e Bankës së Kursimeve nga Raiffeisen International, komenton revista "Euromoney", u bë në vitin 2004.

Sipas saj, Raiffeisen Bank Albania, është institucioni financiar i kursimit më i madhi në vend me një kapital prej më shumë se dy miliardë euro.

Sakaq, banka nënë, Raiffeisen International është vlerësuar si banka më e mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Edhe në Austri, banka e parë është vlerësuar RZB (Raiffeisen Bank), sikundër të njëjtin status, kanë fituar duke u renditur të parat, edhe në gjashtë ndër 15 vendet e tjera: Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Ukrainë. /e.l/NOA/

KOMENTE