Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kanoste gruan në mënyrë sistematike, kapet nga policia pas denoncimit të saj
English

Kanoste gruan në mënyrë sistematike, kapet nga policia pas denoncimit të saj

Pogradec, 14 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin Polikron Lilo, lindur në fshatin Alarup të Pogradecit dhe banues në këtë qytet, pasi ndaj tij kishte mbërritur në komisariatin e policisë një denoncim për ushtrim dhune nga bashkëshortja e tij.

Kallëzimi i bërë prej saj përmbante akuzën e kanosjes në mënyrë sistematike dhe menjëherë pas kësaj, forcat e policisë kanë shkuar në banesen e Lilos, ku ai ka bërë rezistencë ndaj tyre me një sëpatë.

U kryen veprimet proceduriale për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Kundërshtimit të Punonjësve të Policisë së Rendit Publik" parashikuar nga neni 84 dhe 236/1 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE