Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nëse do hiqen vizat me BE-në, Ballkani mbetet një rajon pa rini pasi ajo do ikë
English

Nëse do hiqen vizat me BE-në, Ballkani mbetet një rajon pa rini pasi ajo do ikë

Shkup, 14 korrik, NOA - Heqja e vizave tashmë është një sfidë e pritshme për çdo qytetar në Maqedoni, të cilët po presin ditën e parë të heqjes së barrierave për të udhëtuar në drejtim të parajsës së ashtuquajtur "vendet e Bashkimit Evropian".

Sipas sondazheve të fundit, edhe qytetarët e Maqedonisë janë më pesimistët për zhvillimet aktuale në vend dhe ata sa më parë preferojnë të braktisin vendlindjen dhe të drejtohen në kërkim të fatit të ri në botën perndimore.

Në sondazhin e fundit të Institutit "Ballkan Gallup" theksohet se 1/3 e qytetarëve të Maqedonisë, apo gjegjësisht rreth 700 mijë veta do të ikin në drejtim të vendev etë BE-së, në rast se do të hiqen vizat. Sipas sondazhit të njjtë, qytetarët apo 2/3 e tyre janë të pakënaqur me zhvillimet e brendshme politike dhe ekonomike dhe nga standarti i ulët i jetesës.

Në rast se hiqen vizat, shumica e analizave dhe hulumtimeve të vendeve të BE-së tregojnë se vendet anëtare janë në krizë dhe për çdo ditë evidentohen mbyllje të kompanive për shkak të krizës ekonomike. Në rast se vendoset heqja e vizave, ajo do të jetë një çështje e komplikuar edhe për shtetasit e Maqedonisë.

Eksperti i së drejtës së BE-së, Mr. Muhamer Pajaziti nënvizon se heqja e vizave nuk do të jetë edhe diçka si çështje e zgjidhur apo parajsa e pritshme për qytetarët nga Maqedonia, të cilët nuk janë të kualifikuar në sfera të ndryshme, që tashmë janë në trendet e tregut të punës.

"Vendet e BE-së kanë legjislatura të ndryshme sa i përket punësimit të të huajve. Në disa vende si shembull Belgjika dhe vende të tjera ekzistojnë mundësi ligjore që i huaji mund të punësohet në profesionet deficitare, kryesisht kuadro me arsimim të lartë. Ndërsa do të jetë vështirë qëndrimi i atyre që shkojnë për punë fizike, për shkak se do të jetë i vështirësuar qëndrimi, në rast se nuk do të kenë të ardhura. Pastaj në Gjermani ka ligje më të rrepta sa i përket punësimit të të huajve, sepse atje dihet se ka një ndalesë të përkohshme për shtetasit bullgar dhe rumun, për tu punësuar", vlerëson Muhamer Pajaziti, duke shtuar se vendet e tjera gjithashtu kanë ndalesa të ndryshme në sferën e ligjeve për të huajt.

Qytetarët do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së si turistë, por ballafaqimi i tyre me realitetin do të nis kur do të shohin mungesën e vendeve të punës. Fati i tyre kryesisht do të bazohet në punët ilegale, por që edhe kjo nuk do të jetë afatgjate, për shkak se në rast se do të kapen nga autoritetet vendore, atëherë ata do të ballafaqohen me deportimin. Shtetasit e Maqedonisë, kryesisht shqiptarët do të gjejnë shpëtimin dhe mbështetjen e tyre tek familjarët e tyre, që tashmë masivisht janë të pranishëm në vende te BE-së, por edhe që kanë aktivitetet e tyre të biznesit. Por të gjitha dilemat e kësaj dhe sfidat do të pastrohen pas 1 janarit, kur ndoshta do të pasojë fluksi i udhëtarëve drejt vendeve të BE-së.

Â

Ballkani do të ngelet pa rini

Të rinjtë në Maqedoni masivisht do ta shfrytëzojnë heqjen e vizave për të udhëtuar drejtë vendeve anëtare të BE-së, për të punuar dhe siguruar një standard më të mirë jetësor. "I njëjtë ishte rasti me rumunët dhe bullgarët të cilët menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave vërshuan drejt vendeve të BE-së. Një pjesë e tyre kanë gjetur punë në të zezë, ndërsa pjesa e mbetur janë kthyer ose kanë filluar ndonjë aktivitet jo legal", paralajmërojnë ekspertët për çështje evropiane.

Të gjitha sondazhet flasin se nëse të rinjtë, sidomos ata me kualifikime të larta braktisin vendin atëherë Maqedonia mund të ballafaqohet me mungesë kuadrosh në sektorë të caktuar si shëndetësi, ekonomi, arsim etj.Â

NOA-INA

Â

Â

Â

KOMENTE