Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD reagon për deklaratat e PS për njohjen e zgjedhjeve vetëm me disa kushte
English

PD reagon për deklaratat e PS për njohjen e zgjedhjeve vetëm me disa kushte

Tiranë, 14 Korrik NOA - Partia Demokratike reagoi sot pasdreke për deklaratat e Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj z.Edi Rama me zëdhënësit e tij se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, tha se këto deklarata vijnë "pasi dje në Komisionin Qendror të zgjedhjeve përfaqësuesit e PS deklaruan se komisionerët e tyre dhe vëzhguesit e tyre ndonëse kanë qenë në shumicë në qendrat e numërimit nuk kanë pasur integritetin dhe nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore, pavarësisht faktit se kanë vendosur firmat në të gjitha procesverbalet dhe protokollet".

Në këtë pikë, PD thotë se i bën me dije të gjithë shqiptarëve se "z. Rama nuk mund të njohë zgjedhjet dhe  është i aftë dhe i gatshëm të bëjë çdo gjë tjetër përveç njohjes së tyre sepse kërkon me çdo kusht të mos pajtohet me humbjen, dështimin dhe pasojat e humbjes së këtyre zgjedhjeve".

Mëhilli tha se PD i kërkon edhe një herë z.Rama të lërë shpifjet dhe trillimet ndaj KQZ-së, ndaj veprimtarisë transparente të këtij Komisioni.

Po ashtu, PD i bën thirrje znj. Dëshira Subashi, të cilën edhe mazhoranca e ka votuar për të qenë anëtare e këtij komisioni dhe që në 2007 votoi kundër numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit dhe në rastin analog në 2009 votoi pro numërimit të votave të Beratit.

Ndaj Subashit, PD shtron pyetjen: "A do të ishte dakord ajo për numërimin e fletëve të pavlefshme të Lezhës, të Qarkut të Fierit në tërësi apo të Durrësit? Duke patur parasysh që ne Lezhë e në Durrës, përqindja e fletëve të pavlefshme është shumë më e lartë se në Berat?".

Këtu, PD i konsideron si primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij si dhe urdhrat politik që i jep militantëve të vet në KQZ të cilët Mëhilli tha se "në shkelje të betimit të bërë para Kuvendit, veprojnë si një celulë e cila nuk njeh ligje dhe procedura".

e.l/NOA/

Lexoni deklaratat e PS, duke klikuar këtu

KOMENTE