English

Aksident me vdekje në rrugën Korçë-Devoll, humb jetën 56-vjeçari

Korçë, 15 Korrik NOA - Një burrë ka gjetur vdekjen pasi u përfshi në një aksident, autori i dyshuar i të cilit u arrestua nga policia e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20.45 në rrugën kombëtare Korçë-Devoll dhe konkretisht në vendin e quajtur Kryqëzimi i Neviçishtit, informoi sot, korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Automjeti i tipit "Benz Mercedes" me targë KO 7861 B ka goditur në pjesën kryesore të rrugës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 56-vjeçarit Nihat Hajrulla Mance.

Policia tha se pas ngjarjes, kreu arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, Bajram Agolli.

I arrestuari 46-vjeçar, banues në Korçë, tani përballet me akuzën për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

Lexoni më poshtë për të tjera aksidente të orëve të fundi:

Përplasen me një makinë me targa kosovare, plagosen tre policë të grupit të gatshëm

Aksidentohen tre shokë, po festonin mbrëmjen e maturës. Njëri vdes, dy në gjendje të rëndë
KOMENTE