Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komiteti i Helsinkit: Dhuna në policinë e Tepelenës, një akt i shëmtuar
English

Komiteti i Helsinkit: Dhuna në policinë e Tepelenës, një akt i shëmtuar

Tiranë, 15 Korrik NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), dënoi ashpër sot, ngjarjen e para pak ditëve në Tepelenë ku në komisariatin e këtij rrethi, u denoncua dhuna ndaj një qytetari.

KSHH e cilëson këtë akt të rëndë dhe barbar dhe i sugjeron organeve përkatëse të vënë para përgjegjësisë ligjore, jo vetëm ata që kanë ushtruar dhunë të drejtpërdrejtë ndaj qytetarit Bexhet Seriani, por edhe punonjësve të policisë që lejuan hyrjen në komisariat të vëllezërve të Argjir Çelës dhe që nuk ndërhynë energjikisht për të parandaluar këtë shkelje të rëndë të ligjit në ambientet e komisariatit të policisë.

Çfarë ndodhi

Në 8 Korrik 2009, Argjir Çela, oficer i policisë të Komisariatit të Tepelenës urdhëroi dy policë që të shoqëronin me dhunë në këtë komisariat, qytetarin Bexhet Seriani.

 Sipas pretendimeve të z. Seriani, oficeri i policisë kërkonte të sqaronte një çështje që kishte ndodhur tre muaj me parë lidhur me bllokimin e një makine.

Pas informacionit të marrë, korrespondentja e KSHH-së në Gjirokastër, verifikoi çështjen në vend dhe rezultoi se në dhomën e izolimit të këtij komisariatit ku ishte vendosur z. Seriani, oficeri Argjir Çela bashkë me pesë vëllezërit e tij e kishin fyer z. Seriani dhe qëlluar me tuba hekuri, shkop gome dhe këmbë karrigeje.

Shefi i komisariatit z. Enver Muça bashkë me oficerin e policisë gjyqësore Bilbil Makriu dhe dy policë të grupit të gatshëm, edhe pse ndodheshin në ambientet e policisë dhe fare pranë vendit të ngjarjes, u mjaftuan vetëm me fjalë pa ndërhyrë për parandalimin e dhunës që vazhdonte.

Goditjet ishin aq të rënda sa viktima ka rënë pa ndjenja dhe është përmendur vetëm në spitalin e Gjirokastrës.

Nga kontaktet me mjekun e rojës të spitalit të Gjirokastrës, rezultoi se z. Serjani kishte dëmtime të shkallës së parë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, thyerje të kockës së hundës dhe hematoma të shumta.

Reagimi

KSHH deklaroi lidhur me ngjarjen e denoncuar, se dënon ashpër këtë akt të rëndë dhe barbar dhe i sugjeron organeve përkatëse të vënë para përgjegjësisë ligjore, jo vetëm ata që kanë ushtruar dhunë të drejtpërdrejtë ndaj qytetarit Bexhet Seriani, por edhe punonjësve të policisë që lejuan hyrjen në komisariat të vellëzërve të Argjir Çelës dhe që nuk ndërhynë energjikisht për të parandaluar këtë shkelje të rëndë të ligjit në ambientet e komisariatit të policisë.

Sakaq, KSHH është njohur me qëndrimin e z. Arben Hyseni, Drejtor i Policisë të Qarkut Gjirokastër, i cili sapo është informuar për ngjarjen ka bërë verifikimet përkatëse duke pezulluar nga puna oficerin Argjir Çela.

Megjithëkëtë KSHH duke marrë parasysh rrethanat e çështjes dhe vendin e ngjarjes e konsideron të butë, të pamjaftueshëm dhe të papërshtatshëm masën e marrë ndaj shefit të komisariatit Enver Muça.

Në këtë pikë, KSHH deklaron se e dënon këtë akt të shëmtuar dhune duke u sugjeruar Institucioneve kompetente analizë më të thelluar sepse kjo do t'i shërbente parandalimit të rasteve të tilla që cënojnë rëndë të drejtat e shtetasve.

e.l/NOA

KOMENTE