Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza ekonomike e botës, shtëpitë publike në Gjermani po ofrojnë ulje çmimi
English

Kriza ekonomike e botës, shtëpitë publike në Gjermani po ofrojnë ulje çmimi

Berlin, 15 korrik, NOA - Edhe shtëpitë publike kanë filluar të jenë mjaft të ndjeshme ndaj rënies ekonomike që ka pushtuar gjithë botën. Si për t'i "kuptuar" problemet që kanë pushtuar njerëzit, të tilla në Gjermani kanë nisur të ofrojnë ulje çmimi.

Por kjo gjë do të vlejë sidomos për ata klientë, të cilët në shtëpi publike vijnë me biçikleta dhe jo me makina luksoze.

"Recesioni e ka goditur industrinë tonë shumë rëndë. Shpresojmë se lirimi do të tërheqë më shumë njerëz. Pos që është mirë për punën, po ashtu është mirë për mjedisin, e edhe për vajzat!", ka thënë Thomas Goetz, pronar i bordelit "Maison d'envie" në Berlin. Klientët të cilët në "Maison d'envie" vijnë në biçikleta apo me vërtetimin se kanë blerë biletë të transportit publik marrin lirim prej 5 eurosh në çmimin mesatar prej 70 eurosh për 45 minuta. Gjermania është një prej vendeve të rralla në botë ku prostitucioni është i ligjshëm. Janë rreth 400.000 prostituta të punësuara të cilat nga viti 2002 mund të lidhin kontrata formale për punën e tyre.

KOMENTE