Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Topografi , policia kap poseduesin e një parcele me hashash
English

Operacioni "Topografi", policia kap poseduesin e një parcele me hashash

Durrës, 15 korrik, NOA - Në kuadër të operacionit të koduar "Topografi", i cili ka si qëllim zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre veprave penale, nga forcat e policisë së Durrësit është

bërë arrestimi në flagrancë i 37-vjeçarit Dashamir Cungu.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, nga veprimet e para hetimore rezulton se ai është poseduesi i sasisë së bimës narkotike Cannabis Sativa të gjetur, sekuestruar dhe asgjësuar në fshatin Verjon, të komunës Nikel në Krujë.

Materialet e përgatitura do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të Â "kultivimit të bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Ndërkaq, policia bën me dijeni se po vazhdon puna për identifikimin e autorëve të tjerë si dhe asgjësimin e sasisë tjetër, pasi në këtë zonë janë të mbjella parcela të tjera toke me Cannabis Sativa.

n.e/NOA

Â

KOMENTE