Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Vetëm pasaportat biometrike na lanë jashtë liberalizimit të vizave me BE
English

Basha: Vetëm pasaportat biometrike na lanë jashtë liberalizimit të vizave me BE

Tiranë, 16 korrik, NOA - I vetmi kriter i paplotësuar nga Shqipëria për liberalizimin e vizave dhe që e përjashtoi atë nga përfshirja në propozimin e Komisionit Evropian, është pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike.

Një fakt të tillë e ka pohuar ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, i cili duke komentuar   propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave të udhëtimit për në vendet e BE-së, tha se Shqipëria ishte fare pranë përfitimit prej kësaj mase lehtësuese.

"Në të gjitha komunikimet zyrtare dhe publike kriteri kryesor që Shqipëria duhet të përmbushë është kriterui i pasaportave biometrike dhe Shqipëria është në rrugë të mbarë për ta përmbushur këtë kriter", tha Basha mbi një fakt të tillë.

Ndër të tjera, ai përshëndeti propozimin për heqjen e vizave të BE me shtetasit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë dhe e vlerësoi atë si një tregues të kredibilitetit të procesit të lëvizjes së lirë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Përshëndes propozimin e Komisionit Evropian që është një tregues i qartë se procesi i libralizimit të vizave është një proces i besueshëm, real, konkret dhe që po ecën përpara", tha ai.

Në bazë të propozimit të bërë dje në Brukserl nga Komisioni Evropian, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë mund të udhëtojnë me pasaportat e tyre biometrike, pra pa viza, në vendet e BE-së dhe të kenë të drejtë të qëndrojnë 90 ditë në këto vende. Propozimi i Komisionit Evropian pritet të miratohet nga strukturat përkatëse të BE-së dhe të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2010.Â

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE