Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çështja e vizave dhe akuzat e opozitës, reagon Partia Demokratike
English

Çështja e vizave dhe akuzat e opozitës, reagon Partia Demokratike

Tiranë, 16 korrik, NOA - Partia Demokratike reagoi sot pasdreke lidhur me çështjen e vizave dhe shtyrjen e liberalizimit të tyre për Shqipërinë, vitin e ardhshëm, si dhe për akuzat e opozitës që fajësojnë mazhorancën qeverisëse.

Për të shprehur qëndrimin e PD, doli para mediave, zëdhënësja e kësaj partie, Erla Mëhilli:

"Dje dhe sot Edi Rama, në vazhdën e përpjekjeve për të maskuar humbjen e zgjedhjeve, shprehu gëzimin dhe kënaqësinë se Komisioni Evropian vendosi që të shqyrtojë gjatë vitit liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

Dje çuni i Kristaqit e sot çuni i Sulës derdhën lot krokodili për këtë vendim dhe akuzuan qeverinë për këtë.

Partia Demokratike duke i konsideruar të neveritshme këto qëndrime të çunave të bllokut siguron shqiptarët se premtimi i saj elektoral për heqjen e vizave brenda vitit të parë të mandatit të saj të dytë do të bëhet realitet.

Një realitet që do të gëzojë çdo shqiptar përveçse disa pinjollëve të nomenklaturës komuniste të cilët në mentalitetin dhe psikologjinë e tyre ndihen të lumtur vetëm kur shohin që interesat e tyre personale e jot ë shoqërisë realizohen.

Të tilla deklarata të z.Rama, në tentativë për të maskuar humbjen dhe shpëtuar veten nga dorëheqja, do të kemi rastin t'i dëgjojmë gjatë gjithë verës sepse në fakt, këto janë deklarata të një humbësi në panik, të cilat nuk i ka as për Partinë Demokratike e as për mazhorancën por i sajon si alibi për t'i shpëtuar verdiktit tashmë të socialistëve pasi mori verdiktin e të gjithë shqiptarëve në 28 Qershor", - përfundon deklarata e PD.

/e.l/NOA/

KOMENTE