English

Çudia, i kthen bibliotekës librin që i kishte marrë para 46 vitesh kur qe fëmijë

Derby, 16 korrik, NOA - Kishte marrë një libër në bibliotekë kur ishte një djalosh vetëm 10 vjeç dhe e kthen mbrapsht atë kur ishte kthyer në një burrë me thinja dhe syza për të lexuar.

Çudia e radhës ka ndodhur me një një burrë nga qyteti Derby në Britani të Madhe , i cili ka shfrytëzuar amnistinë për libra të vonuar që ka ofruar biblioteka, për të kthyer një libër të cilin e kishte huazuar në vitin 1963.

David Hall kishte marrë me qira librin për babanë e tij nga Biblioteka Qendrore e Derbyt. dhe ai do të mund të gjobitej me një 2.500 funte për kthimin e librit me 46 vonesë po të mos ishte amnistia. Hall ishte 10-vjeçar kur e kishte marrë librin, ndërsa kur e dorëzoi atë ishte njjë burrë 56-vjeçar. "Librin e gjeta derisa po pastroja sirtarin e babait tim, pasi ai kishte vdekur 20 vjet më parë", ka thënë ai. "E vërejta se ishte libri i njëjtë me atë të cilin e kisha huazuar para shumë vitesh dhe mendova me vete ‘ndoshta duhet të kthehet në bibliotekë'. E më pas dëgjova për amnistinë dhe thashë qenka një mundësi e mirë", ka shtuar Hall.

n.e/NOA

KOMENTE