Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjen vdekjen në aksident pranë autostradës, babai i tre fëmijëve
English

Gjen vdekjen në aksident pranë autostradës, babai i tre fëmijëve

Durrës, 17 Korrik NOA - Një 58-vjeçar, baba i tre fëmijëve, me vdekjen e tij të mbetur jetimë, gjeti vdekjen mbrëmjen e së enjtes, pas një aksidenti, për të cilin u arrestua një i ri durrsak.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA, informon se viktima është Myrteza Agalliu, 58 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Durrës, i martuar dhe me tre fëmijë.

I arrestuar për ngjarjen, gjendet në paraburgimin e drejtorisë rajonale të policisë në Durrës, 21-vjeçari nga ky qytet, Mariglen Sidi.

Burimet nga grupi hetimor, i thanë agjencisë NOA se aksidenti fatal ndodhi në orën 16.30 të së enjtes, në lagjen Nr .17, ish-Këneta Durrës dhe pikërisht në aksin rrugor që e lidh me autostradën.

Automjeti tip "Benz" me targë DR 9329 B me drejtues Mariglen Sidin, është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, Myrteza Agalliu.

Policia tha se nga veprimet e para hetimore rezulton se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shtuar se është ndaluar drejtuesi i automjetit Mariglen Sidi.

"Materialet hetimore, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", - detajoi policia.

Ditët e fundit, një "lumë" aksidentesh ka përgjakur rrugët në mbarë vendin,. Duke shkaktuar vetëm këtë javë që po mbyllet, rreth 12 të vdekur dhe lënë të plagosur në shkallë të ndryshme edhe mbi 30 të tjerë.

/v.m/k.k/NOA/

KOMENTE