Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtinë, shpërthim në oborrin e qeverisë , dyshime për ish luftëtarët e UÇK-së
English

Prishtinë, shpërthim në oborrin e qeverisë , dyshime për ish luftëtarët e UÇK-së

Â

          Â

Prishtinë, 16 korrik NOA-Një koktej molotovi është hedhur në oborrin e ndërtesës së qeverisë së Kosovës, ndërsa policia ka gjetur edhe dy mjete tjera të pashpërthyera.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti tha se dyshohet që sulmi ndaj qeverisë të jetë shkaktuar nga një grup i veteranëve të luftës së ish UÇK-së, të cilët po protestonin para ndërtesës së qeverisë.

"Besohet se këto mjete kanë ndodhur pikërisht nga grupi i protestuesve, por pritet që grupi i hetuesve policorë gjatë hetimeve të identifikojë personat e dyshuar", tha z.Hoti.

Sipas policisë, ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë incident, i cili përfundoi pa të lënduar dhe pa dëme materiale.

Që nga dita e mërkurë një grup pjesëtarësh të ish UÇK-së kanë filluar të protestojnë duke kërkuar nga qeveria përkujdesje institucionale ndaj veteranëve të luftës.

m.i/NOA

KOMENTE