Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Pak ditë pas zgjedhjeve, qeveria rrit taksat për të mbuluar shpenzimet e fushatës
English

PS: Pak ditë pas zgjedhjeve, qeveria rrit taksat për të mbuluar shpenzimet e fushatës

Tiranë, 16 Korrik NOA - Partia Socialiste shprehu sot reagimin e saj "të fortë", kundër lëvizjes më të fundit të qeverisë, për ngritjen e akcizës për disa mallra të caktuara.

Ermelinda Meksi, duke folur sot në emër të PS, kritikoi edhe rritjen indirekte të taksave doganore për mallrat që nuk vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, e kryesisht nga Kina nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së zhdoganimit.

"Tërheqim vëmendjen për kohën pasi duhen më shumë se dy muaj të mblidhet parlamenti që do ratifikojë këtë ndryshim por dhe mungesën e transparencës për këtë ndryshim fiskal, që do të ketë pasoja tepër negative për bizneset e konsumatorët në vend", - deklaroi Meksi.

Sipas saj, në kundërshtim me standardin e transparencës në vendimmarrje dhe komunikimit me biznesin, një lëvizje e tillë në drejtimin e gabuar bëhet në kushtet e mungesës totale të komunikimit më Këshillin Konsultativ të Biznesit, siç detyron ligji respektiv dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm që mbrojnë interesat e sektorit privat në vend.

Një lëvizje e tillë duket qartësisht se bëhet për nevoja të ngutshme të momentit, - vlerësoi Meksi.

Ajo kujtoi më tej, se PS me kohë ka deklaruar atë që tashmë është e qartë për të gjithë, se babëzia elektorale e Partisë Demokratike me fushatën e stërzgjatur dhe faturën e shtrenjtë që ajo solli, do të paguhet nga bizneset e ligjshëm dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Për PS, "arroganca e qeverisë dhe Kryeministrit në detyrë, në një vendimmarrje të tillë shpërfill dhimbshëm interesat ekonomike të bizneseve dhe konsumatorëve që në të njëjtën kohë duhet të përballen me krizën ekonomike duke goditur kështu më rëndë dhe në mënyrë krejt të papritur ata që në këtë moment duhet t'i mbështeste me politika lehtësuese".

Sipas PS, vërehet se "demagogjia elektorale u vërtetua të jetë e tillë vetëm disa ditë pas 28 qershorit".

PS, këtu shpreh shqetësimin se këto veprime kanë efekt psikologjik tepër negativ e demoralizues për biznesin dhe godasin rëndë klimën e besimit për të cilën ka vite që punohet.

"Partia Socialiste e ka pasur të qartë dhe ka paralajmëruar prej kohësh rreziqet që vinin nga marrëzia e madhështisë së fushatës elektorale qeveritare ku shpenzimet rriteshin në mënyrë paradoksale në krahasim me të ardhurat në buxhet. Për fat të keq ky skenar shpenzimesh kryhej dhe vazhdon akoma në kuadrin e diskutimeve qesharake mbi shifrat e rritjes ekonomike dhe mohimit kokëfortë të realitetit ekonomik. Deficiti buxhetor është rritur nga një muaj në tjetrin, nga - 3.7 miliard në Mars, në 9.8 miliard në Prill, -20.2 miliard në Maj", - deklaroi ekspertja ekonomike Meksi.

Ajo theksoi edhe se BSH paralajmëroi qeverinë se duhet të bëjë kujdes me deficitin buxhetor, si kusht që do të rriste besueshmërinë tek investitorët dhe ruante stabilitetin ekonomik.

Kjo sipas Meksit, erdhi pasi mungesa e likuiditetit është shoqëruar me rritjen e kostos së financimit të deficitit buxhetor, duke sjellë rritjen e ngarkesës fiskale nga qeveria.

"Pas rritjes galopante të borxhit të jashtëm dhe të brendshëm gjatë kësaj periudhe filloi praktika e rritjes të tatim taksave, etj.", - tha Meksi.

Duke përfunduar ajo evidentoi se "në kundërshtim me premtimet elektorale për taksa të ulëta kjo rritje e barrës fiskale që propozohet, pavarësisht ndonjë nxitje të përkohshme të tregtimit të artikujve të akcizës për të shfrytëzuar kohën para aprovimit në parlament të këtij ndryshimi, do sjellë rritjen e çmimeve dhe rënien e kërkesës për produkte, çka do të ndikojë në përkeqësimin e treguesve ekonomikë dhe në veçanti të papunësisë".

Për Meksin, këto janë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të entuziazmit "gërshërë-shumë" kryeministror që do t'i vuajnë biznesi dhe qytetarët e thjeshtë".

e.l/NOA

KOMENTE