Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Vizat me BE, dështimi i qeverisë penalizoi shqiptarët
English

PS: "Vizat me BE, dështimi i qeverisë penalizoi shqiptarët"

Tiranë, 16 korrik, NOA - Liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian nuk ndodhi për shkak të reformave të papërmbushura nga qeveria, si edhe korrupsionit të saj.

Me një deklaratë të tillë të mbërritur nga selia rozë, Partia Socialiste ka komentuar qëndrimin më të fundit të Bashkimit Evropian mbi propozimet për vendet e Ballkanit Perëndimor që do përfitojnë nga regjimi i lirë i vizave me të, ku Shqipëria ka mbetur jashtë listës, bashkë me Bosnjën.

"Shqiptarët paguajnë çmim të lartë për vizat dhe qëndrimi i Bashkimit Evropian, duke e lënë jashtë skemës së përfitimit Shqipërinë konfirmoi dështimin e qeverisë Berisha", thuhet në deklaratën zyrtare të Partisë Socialiste mbi një fakt të tillë.

Sipas selisë rozë, qeveria dështoi edhe me standardet e zgjedhjeve, duke lënë një arsye më shumë ndaj ekspertëve të BE-së për të mos ta listuar atë ndër vendet që do përfitojnë heqje vizash.

"Por ajo dështoi edhe me pajisjen me karta identiteti dhe me pasaporta biometrike", thuhet në këtë deklaratë.

Duke theksuar se qeveria ka thelluar hendekun me Ballkanin, socialistët janë të mendimit se ata shqiptarët janë penalizuan nga paaftësia e Berishës dhe korrupsioni i lartë i qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE