English

Shpërthen makina para parlamentit, policia shoqëron pronarin e saj

Tiranë, 16 korrik, NOA - Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme në kryeqytet, para selisë së Parlamentit, ka vënë në punë forcat e policisë për të gjetur me çdo kusht shkaktarin e këtij akti i cili shkaktoi panik tek banorët e pallateve përreth.

Burime policore bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se tashmë është shoqëruar pronari i automjetit tip foristradë të parkuar para selisë së Parlamentit që ka shpërthyer me tritol dhe po merret në pyetje për të gjetur arsyet e vërteta të aktit.

Ai quhet Benardin Ujka dhe policia bën me dijeni se ai është i divorcuar dhe nuk ka precedentë të mëparshëm penalë.

Mendohet se një sasi tritoli ishte vendosur në në makinën në pronësi të një kompanie koncesionare, por e blerë me kredi nga Ujka, i cili ka qenë edhe në postin e ish-drejtorit të Inspektoriatit Urban pranë Bashkisë së Tiranës.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia po punon në dy pista hetimi atë të një shpërthim të qëllimshëm me lëndë eksplozive, ose të një defekti në baterinë e automjetit.

n.e/NOA

KOMENTE