Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC dhe Forumi i Mendimit të Lirë, marrin nismën për pastrimin e plazheve
English

AMC dhe Forumi i Mendimit të Lirë, marrin nismën për pastrimin e plazheve

Tiranë, 17 Korrik NOA - Në kuadër të kontributit të vazhdueshëm për mjedisin, AMC në bashkëpunim me Forumin e Mendimit të Lirë përmes Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve, ka mbështetur aksionet për pastrimin e zonave bregdetare nga papastërtitë si dhe ndërgjegjësimin qytetar lidhur me mbajtjen e mjedisit të pastër.

Me mbështetjen e kompanisë AMC, anëtarë të Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve organizuan, gjatë ditëve të fundit të qershorit, organizuan aksionet e radhës në plazhin e Orikumit dhe Shëngjinit.

Mbi 150 vullnetarë morën pjesë në këto aksione për pastrimin e plazheve nga papastërtitë e krijuara nga pushuesit.Â

plazhin e Orikumit u pastruan rreth 6 kilometra bregdet nga Rradhima e deri në zonën ushtarake të Pashalimanit.

Vullnetarët ishin të ndarë në tre grupe, edhe për shkak të gjeografisë së zonave më të ndotura ku u përqendrua dhe aksioni. Mbi një mijë thasë u mbushën me mbeturina dhe u larguan nga zona turistike.Â

Aksioni i dytë kishte si shënjestër plazhin e Shëngjinit. Vullnetarët arritën të pastronin pjesët më të frekuentuara të këtij plazhi. Mbeturinat e grumbulluara nëpër thasë u transportuan larg plazhit në pikën e grumbullimit.

Ky aksion i Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve dhe i mbështetur nga AMC u përshëndet edhe nga institucionet lokale të Shëngjinit.Â

Gjatë gjithë këtyre aksioneve, si në Orikum ashtu edhe në Shëngjin, për të ndikuar në ndërgjegjësimin e pushuesve që gjendeshin në plazh ditën e organizimit të akisoneve, një grup vullnetarësh punoi me ta çadër më çadër, duke folur dhe duke u dorëzuar secilit nga një thes në mënyrë që secili të grumbullonte mbeturinat që do të prodhonte gjatë qëndrimit në plazh.Â

Grupit të vullnetarëve i janë bashkuar edhe pushues të cilët kanë marrë pjesë në aksionin e pastrimit duke bërë të mundur edhe përmbushjen e objektivit për një sjellje të përgjegjshme në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.

AMC ka dhënë mbështetje financiare për këtë projekt në zbatim të strategjisë së përgjegjësisë sociale të kompanisë për të kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit duke e konsideruar mjedisin një çështje që i përket të gjithëve.

AMC e konsideron këtë projekt shumë të rëndësishëm jo vetëm për banorët e Orikumit dhe Shëngjinit por edhe për vizitorët e turistët duke u bërë faktor gjithashtu edhe në promovimin e turizmit.

/a.h/e.l/NOA/

KOMENTE