Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet në flagrancë për trafik klandestinësh kundrejt fitimit 2000 euro
English

Arrestohet në flagrancë për trafik klandestinësh kundrejt fitimit 2000 euro

Kakavijë, 17 korrik, NOA - Forcat e policisë kufitare të Kakavijës kanë bërë arrestimin ne flagrancë të 23-vjeçarit Jurgen Sinaj, lindur dhe banues në fshatin Grencia të Mallakastrës, pasi dyshohet se ka kryer veprën e trafikimit klandestin kundrejt përfitimit të shumës 2000 euro.

Sipas burimeve kufitare për agjencinë e Lajmeve NOA, ai është kapur në flagrancë në afërsi të vijës së kufirit të gjebër me shtetin grek, mbi fshatin Dritë së bashku me shtetasen J.H dhe djalin e saj, po nga rrethi i Mallakstrës, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për në Greqi.

Pas hetimeve rezultoi se Jurgen Sinaj, kishte marrë përsipër të ndihmonte J.H, së bashku me fëmijën e saj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek, kundrejt vlerës 2000 euro.

J.H, do t'ia paguante këto lekë Sinajt pasi të mbërrinte në Athinë tek bashkëshorti i saj, i cili është emigrant në Athinë.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit", parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE