Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Autoritetet shtetërore mbyllin kazinonë Regency në Tiranë
English

Autoritetet shtetërore mbyllin kazinonë "Regency" në Tiranë

Tiranë, 18 Korrik NOA - Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të fatit, gjatë një aksioni ka bllokuar mesditën e së Premtes, kazinonë e vetme në Shqipëri, Regency Casino, pranë kompleksit Tajvan në kryeqytet, raporton Tv Klan.

Mungesa e certifikimit dhe përmbushjes së standardeve të reja, për këto lojëra, që cënojnë portofolin e lojtarëve që marrin pjesë në to, kanë detyruar inspektorët e njësisë së mbikëqyrjes së lojërave të fatit të plotësojnë procesverbalet.

Ata kanë rrethuar me shirita të kuq 75 makineri elektronike të kësaj kazinoje, duke i nxjerrë kështu ato përfundimisht nga përdorimi. Specialistë nga kjo njësi mbikëqyrëse, sqarojnë se në 15 korrik të këtij viti, skadoi edhe afati 6 mujor gjatë të cilit sipas ligjit të ri për këtë lloj aktiviteti, duhej të përfundonte certifikimi i të gjitha makinerive elektronike në kazino apo në sallat e lojërave të fatit në të gjithë vendin.

Por aktualisht janë certifikuar vetëm 3 mijë makineri elektronike, ndërkohë që në të gjithë vendin, ka rreth 6 mijë të tilla.

Pra gjysma e makinerive elektronike ekzistuese është jashtë parametrave të kërkuara dhe me ligj, duhet të dalin nga qarkullimi.

Për këtë qëllim njësia mbikëqyrëse e lojërave të fatit ka nisur një aksion të gjerë në shkallë vendi, për bllokimin dhe më pas shkatërrimin e makinerive të padeklaruara apo që nuk përmbushin standardet. Makineritë elektronike që u shkatërruan, ishin sekuestruar vetëm dy ditët e fundit në Tiranë dhe Shkodër.

Specialistët e njësisë mbikëqyrëse sqarojnë se certifikimi i makinerive elektronike ka të bëjë me një sërë kushtesh teknike, të cilat mbi të gjitha i ofrojnë lojtarit mbrojte maksimale, ndaj çdo forme të abuzivizmit nga pronari i makinerive.

KOMENTE