Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Burrel: Do të vazhdojmë ndërtimin e një infrastrukture moderne
English

Berisha në Burrel: Do të vazhdojmë ndërtimin e një infrastrukture moderne

Burrel, 17 korrik, NOA - Në vizitën që ka kryer ditën e djeshme në qytetin e Burrelit, Kryeministri Berisha ka përuruar dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Mat-Muhërr, rrugë kjo që lidh rrethin e Matit me atë të Dibrës.

Kjo rrugë me gjatësi prej 5 kilometrash dhe me një vlerë rreth 47 milionë lekë, pritet të mbarojë brenda 60 ditësh.

Në fjalën e tij Kryeministri tha se qeveria do të vazhdojë ndërtimin e një infrastrukture moderne dhe revolucionin industrial, si kusht vendimtar që Shqipëria të bëhet një ndër vendet më të zhvilluara në rajon dhe më gjerë.

Më tej Berisha u shpreh se "Kjo rrugë, e cila do të jetë e standardeve ndërkombëtare, do të ndihmojë banorët e këtyre komunave, nga Peshkopia në Burrel, për të dalë më lehtë në treg, duke bërë kështu të mundur normalizimin e transportit"

"Ne së bashku do të vazhdojmë projektet për një Shqipëri që katër vitet e ardhshme do të jetë një Shqipëri krejt tjetër, një Shqipëri evropiane", shtoi në fjalën e tij kreu i qeverisë, Berisha.

el/NOA

KOMENTE