Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama politikan i shanseve të humbura, PS-së i ofroj bashkëpunim
English

Berisha: Rama politikan i shanseve të humbura, PS-së i ofroj bashkëpunim

Tiranë, 17 korrik NOA-Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe nisjes së betejës për mandatet midis PS dhe PD në Kolegjin Zgjedhor, kryeministri Berisha ka deklaruar se Edi Rama nuk është pjesë e axhendës së tij.

Në një konferencë për mediat, Berisha e ka cilësuar kreun e PS, si politikanin e shanseve të humbura.

Por njëkohësisht ai i ka bërë ftesë publike PS dhe grupit të saj parlamentar për bashkëpunim.

"Rama do mbetet në histori si njeriu i shanseve të humbura. Ai nuk është axhenda e Sali Berishes. Ndërsa PS, grupin e saj do ta siguroj se unë do t'i shtrij dorën e bashkëpunimit dhe kam bindjen se pavarësisht nga momenti, nga tronditja e natyrshme që ka humbja dhe mossuksesi në zgjedhje, koha tjetër do të jetë një kohë bashkëpunimi, dhe prania e aleancës me LSI është një dëshmi, e një klime të re bashkëpunimi", u shpreh Berisha.

Përsa i takon akuzave të kreut të PS për manipulime në KQZ dhe tani në Kolegjin Zgjedhor, kryeministri Berisha deklaroi se nuk ka ndërhyrë në KQZ, edhe pse mandati që PS mori në Fier ishte jo i ligjshëm sipas tij.

"Përsa i përket KQZ, unë skam bërë asnjë koment dhe mendoj se kam verpuar drejt, ndonëse përfaqëuesit e mi në KQZ, në Fier, kanë bindje absolute se mandati që iu dha PS-së ishte i padrejtë për shkak se u konsideruan të vlefshme kutitë e Libofshës. Numërimi i tyre u bë jashtë kamerave dhe prezencës së LSI. Unë s'kam sulmuar as KQZ e as Kolegjin, por Rama ka zgjedhur rrugën e presionit, fillimisht ndaj KQZ dhe tani po provon me Kolegjin", theksoi kryeministri.

Berisha nuk harroi të falenderojë të gjithë komisionerët, policinë, vëzhguesit të cilët ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që sipas tij arriti standardet për herë të parë që nga viti 1992. Ai premtoi se qeveria do të akordojë shpërblime për punën e tyre në ditën e 28 qershorit.

m.i/NOA

KOMENTE