Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Kolegji Zgjedhor, mos të sillet si KQZ me ligjin elektoral
English

Edi Rama: Kolegji Zgjedhor, mos të sillet si KQZ me ligjin elektoral

Tiranë, 17 Korrik NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në nj dalje për mediat sot pas mesdite, kërkoi që Kolegji Zgjedhor, mos të sillet si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me ligjin elektoral.

Rama tha se po vazhdon sipas tij, maskarada e KQZ-së, pengmarrja e zgjedhjeve, farsa e kryeministrit në detyrë që bën sikur ecën pa paterica, që rrit taksa e inauguron rrugë të pambuluara me financime duke thelluar gropën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që kriza ekonomike po troket fort në derë dhe gjendja e demokracisë në Shqipëri është përditë e më dramatike.

"Angazhimi ynë, - tha Rama, - për të konsumuar deri në fund hallkat ligjore të një procesi tërësisht të degjeneruar është i plotë dhe pavarësisht abuzimit të skajshëm të KQZ-së me ligjin zgjedhor e me të drejtën tonë të padiskutueshme për hapjen e kutive në Berat, Tiranë e Shkodër, ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi asnjë milimetër nga detyrimi ynë për ta zbardhur krimin elektoral të 28 qershorit.

Në këtë pikë, Rama u shpreh se shpreson shumë, që Kolegji Zgjedhor "të mos sillet si KQZ-ja me ligjin e me të drejtën tonë për të kërkuar zbatimin e tij, ashtu sikundër i siguroj të gjithë votuesit e mbështetësit tanë se ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër në këtë përpjekje që s'ka të bëjë thjesht me fatin e një beteje elektorale, po me fatin e demokracisë në Shqipëri dhe me domosdoshmërinë për të mos lejuar që zgjedhjet në këtë vend të bëhen një skemë e mbyllur ku fiton gjithnjë pushteti pavarësisht si voton qytetari".

/e.l/NOA/

Â

KOMENTE