Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes personi i dytë pas shembjes së skenës për koncertin e Madonës
English

Vdes personi i dytë pas shembjes së skenës për koncertin e Madonës

Marsejë, 17 korrik, NOA - Eshtë ndarë sot nga jeta, pasi nuk ka mundur t'u rezistojë dot plagëve të rënda, punëtori i dytë i skenës, e cila u rrëzua dje duke u ndërtuar për koncertin e yllit të popit, Madonna.

Në momentin e rrëzimit, mësohet se ka vdekur direkt një punëtor, ndërsa janë plagosur 7 të tjerë.

Menjëherë pas kësaj, Madona dhe menaxherët e saj kanë marrë vendimin e anullimit të koncertit të 19 korrikut në stadiumin "Velodrome" të ekipit të futbollit "Olympique Marseille" në Francë.

Maurice Di Nocera, një zyrtar i qytetit të Marsejës, tha se ishte rrëzuar tavani i skenës dhe se kishin përfunduar 2/3 e punimeve.

Punëtori i vrarë ishte një 53-vjeçar francez, ndërsa dy nga të plagosurit e tjerë, një amerikan dhe një shtetas britanik, janë në gjendje të rëndë.

Bashkia e Marsejës tha se të gjithë viktimat punonin për një kompani të quajtur "Live Nation", e cila ishte duke përgatitur shfaqjen.

Madonna ndodhej në Udine të Italisë në momentin e aksidentit dhe ka njoftuar se ishte e shkatërruar sapo kishte marrë këtë lajm tragjik, duke ngushëlluar familjet e atyre që humbën jetën.

Koncerti i Marsejës, ishte pjesë e turneut botëror të Madonnës "Sticky and Sëeet".

n.e/NOA

KOMENTE