Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Departamenti i Tregtisë Amerikane: Ekonomia në SHBA po nis rimëkëmbjen
English

Departamenti i Tregtisë Amerikane: Ekonomia në SHBA po nis rimëkëmbjen

Uashington, 18 korrik, NOA - Ekonomia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po nis rimëkëmbjen e saj dhe duket se të parët që po e ndiejnë këtë janë ndërtuesit e shtëpive, të cilët po ndihen më mirë për shanset që ajo po u jep.

Një fakt të tillë e tregon një raport i Departamentit të Tregtisë Amerikane, i cili tregon sesi ndërtimi i shtëpive të reja u rrit me 3.6 përqind në qershor, shifra më e lartë në shtatë muaj.

Raporti thotë gjithashtu se kërkesat për ndërtime të reja u rritën në 8,7 përqind në qershor.

Shifrat e fundit në tregun e shtëpive pasojnë një raport negativ dje që paralajmëron se rreth 1 presje 5 milionë pronarë amerikanë janë në rrezik të humbasin shtëpitë e tyre. Sinjale të ndryshme rreth ekonomisë amerikane në vështirësi po reflektohen edhe në kompanitë më të mëdha të botës.

Përshembull, gjiganti amerikan General Electric tha sot se pati të ardhura në tremujorin e dytë, por fitimet pothuajse iu përgjysmuan.

n.e/NOA

KOMENTE