Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kallëzim penal një 34-vjeçari nga Pogradeci, posedonte një arsenal armësh
English

Kallëzim penal një 34-vjeçari nga Pogradeci, posedonte një arsenal armësh

Ohër, 18 korrik, NOA - Policia në Ohër, ka ngritur kallëzim penal kundër 34-vjeçarit shqiptar me iniciale F.Ç. nga Pogradeci, bazuar në dyshimin se ka kryer vepër penale, "prodhim, mbajtje dhe tregti të palejueshme me armë zjarri dhe materie shpërthyese".

Kallëzimi penal kundër shtetasit shqiptar është ngritur për shkak se në mënyrë të palejueshme, nga Shqipëria, ka sjellë sasi të konsideruara të armëve, me qëllim të tregtimit në Maqedoni, personave shtetas të Maqedonisë .

Personi në fjalë , pasi ka qenë nën vëzhgimin e SPB-së në Ohër, ka pas edhe informacione operative nga ana e SPB-së , për aktivitetin e tij, se armët dhe municionin e ka sjellë ilegalisht, duke anashkaluar vendkalimet zyrtare kufitare dhe i ka fshehur në një bunker të përshtatur në afërsi të fshatit Lubanishtë .

Më 16 korrik 2009, rreth orës 11:30 minuta, mbi fshatin Lubanishtë, shqiptari është vënë re së bashku me një person tjetër në afërsi të rrugës magjistrale, dhe afër bunkerit, në momentin kur me vehte kishte një thes.

Që të dy personat, para zyrtarëve të policisë kanë tentuar të arratisen, me ç'rast njërit i shkoi për dore, ndërsa F.Ç. duke kundërshtuar, rezistuar dhe reaguar forcërisht është arrestuar.

Me atë rast janë gjetur dy pushkë automatike të kalibrit 7.62 mm, dy karikator plot me municion, një revole me karikatorin përplot si dhe rreth 1.000 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, për armë automatike.

Armët e gjetura dhe të konfiskuara, janë dorëzuar për ekspertizë të mëtejmë në MPB, të RM-së , ndërsa shtetasi shqiptar F.Ç. është privuar nga liria dhe është dorëzuar organeve kompetente për procedurë të mëtejme gjyqësore, në Gjykatën Themelore në Ohër. Pjestarët e SPB-së në Ohër, kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete plotësuese për zbardhjen e plotë të rastit, kapjen e personit të dytë , që arriti të arratiset, dhe dorëzimit të tyre organeve të drejtësisë- njoftoi SPB në Ohër.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE