Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolegji Zgjedhor, PD dy ankimime për Fierin, PS - Fier, Berat dhe Shkodër
English

Kolegji Zgjedhor, PD dy ankimime për Fierin, PS - Fier, Berat dhe Shkodër

Tiranë, 18 korrik, NOA - Në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit në Tiranë kanë mbërritur tashmë ankimimet e subjekteve zgjedhore pas mbylljes së fazës së parë në KQZ.

Partia Demokratike nga ana e saj ka bërë dy ankimime, që të dy për Fierin, ndërkohë që socialistet kanë ankimuar edhe ata Fierin, Beratin e Shkodrën.

Bëhet e ditur se Kolegji Zgjedhor do ta kryejë seancën e tij të parë ditën e martë, ndërsa të mërkurë vijohet me ato të PS-së.

Sipas kodit zgjedhor, vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë dhe se pas këtij institucioni, palët nuk kanë më mundëis të dërgojnë asgjëkundi ankimime për rezultatin zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor përbëhet nga 8 gjyqtarë të gjykatave të Apelit të zgjedhur me short, të cilët betohen para Presidentit. Ata e ushtrojnë detyrën e tyre deri në përfundim të legjislaturës së ardhshme.

KOMENTE