Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova dorëzon në Gjykatën e Drejtësisë, argumentet për pavarësinë
English

Kosova dorëzon në Gjykatën e Drejtësisë, argumentet për pavarësinë

Prishtinë, 18 korrik, NOA - Dje ishte data e fundit kur autoritetet kosovare duhet të dorëzonin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, deklaratën e dytë me argumentet për pavarësinë e shpallur me 17 shkurt 2008.

"Dokumenti 160 faqesh siguron të gjitha faktet e nevojshme për mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës si dhe u përgjigjet me fakte të mjaftueshme të gjitha pretendimeve që i kanë shtruar shtetet e caktuara në GJND kundër shpalljes së pavarësisë", deklaroi në një konferencë për shtyp, ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni.

Pas dorëzimit të deklaratave me shkrim, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pritet që me 1 dhjetor të fillojnë seancat dëgjimore. Argumentet e para me shkrim për mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë, Prishtina dhe Beogradi i kanë dorëzuar në GJND më 17 prill të këtij viti.

n.e/NOA

KOMENTE