English

Mandela bën 91 vjeç, bota feston ditën e tij

Nju Jork, 18 korrik NOA- Ish presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela feston sot 91-vjetorin, që shënon gjithashtu Ditën e parë të Mandelës.

Dita e Mandelës, e cila financohet nga të gjitha organizatat e tij bamirëse, i nxit njerëzit në të gjithë botën të ndjekin trashëgiminë e Laureatit të Çmimit Nobel përmes punës në komunitetet e tyre.

Dita e parë e Mandelës do të shënohet në Nju Jork nga një koncert në Radio City Music Hall, ku do të marrin pjesë yje si Stivi Uondër, Aritha Frenklin, Uajklif Xhin dhe Alishia Kiz.

Edhe zonja e parë e Francës, Karla Bruni, pritet të këndojë në mbrëmjen madhështore, çka do të shënojë edhe shfaqjen e saj të parë publike që kur u martua me presidentin Nikola Sarkozi.

m.i/NOA

KOMENTE