English

Masa e sigurisë "arrest shtëpie" nuk e ka penguar të sfidojë Arsen Lypenin

Shkodër, 18 korrik NOA - Kryen dy vjedhje brenda ditës, kapet gjatë tentativës së realizimit të vjedhjes së tretë.

Një 31-vjeçar nga Shkodra ka tentuar të "sfidojë" Arsen Lypenin, duke realizuar tre vjedhje brenda pak orësh në vende të ndryshme në qarkun e Shkodrës.

Megjithëse Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për 31-vjeçarin Ylli Erkovic, pasi akuzohej për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim, ai nuk ka hezituar jo vetëm që të shkelë vendimin e gjykatës, por të tentojë të kryejë tri vjedhje njëra pas tjetrës.

Burime nga policia e Shkodrës thanë se 41-vjeçari dyshohet se në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ka vjedhur dy dyqane, dhe po në të njëjtën ditë ka tentuar të kryej vjedhje në një hotel ku dhe është kapur në flagrance.

Policia bëri të ditur se u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura tek dyqani në pronësi të shtetasit K.H.

Materiali  do ti kaloje për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të Ylli Erkovic për veprën penale të "Vjedhjes më shumë së një herë".

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE