Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Kroi i gjarprit , policia asgjëson 2951 bimë lënde narkotike
English

Operacioni "Kroi i gjarprit", policia asgjëson 2951 bimë lënde narkotike

Krujë, 18 korrik, NOA - Plot 2951 bimë lëndësh narkotike ka mundur të asgjësojnë paraditen e sotme forcat e policisë në komunën Cudhi të Krujës.

Ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se kjo sasi e madhe bimësh narkotike u mundësua të kapet në kuadrin e operacionit të koduar "Kroi i gjarprit", në kuadrin e të cilit forcat policore kishin kohë që po mblidhin informacionet e nevojshme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të cilët kanë bërë vëzhgim mbi llojin e bimës së sekuestruar, duke pritur që të ketë detaje të mëtejshme pas çuarjes së tyre në laborator.

Ndërkaq, nuk bëhet ende i ditur identifikimi i personave të cilët mund të kenë gisht në rritjen e këtyre bimëve.

Ky operacion, vijon atë me emrin "topografi", në kuadër të të cilit vetëm pak ditë më parë u mundësua asgjësimi i rreth 5100 rrënjë bimë narkotike me lartësi 2 metra, Canabis Sativa në zonën e Niklës.

KOMENTE