Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Berisha e Meta, burra shteti që mbajnë fjalën e respektojnë marrëveshjet
English

Prifti: Berisha e Meta, burra shteti që mbajnë fjalën e respektojnë marrëveshjet

Tiranë, 18 korrik NOA-Një nga deputetët e rinj të mandatuar më 28 qershor, nënkryetari i LSI, Dritan Prifti ka deklaruar të shtunën se beson në marrëveshjen Meta-Berisha dhe në qëndrueshmërinë e koalicionit të ri paszgjedhor.

Në një intervistë për radion "Evropa e Lirë", Prifti ka theksuar se koalicioni PD-LSI do të jetë një koalicion, i cili nuk do të ndahet për asnjë çështje politike apo elektorale në katër vjet.

"Në këtë bashkëqeverisje (PD-LSI) shoh dy figura shumë të forta të politikës shqiptare - Sali Berishën, figura më e fortë e së djathtës, dhe Ilir Metën, një nga figurat më të forta të së majtës - figura të forta, të cilat kanë tipare të burrave të shtetit dhe që kanë aftësi dhe mundësi t'i respektojnë marrëveshjet që bëjnë"-është shprehur Prifti.

I pyetur për të ardhmen e bashkëpunimit midis dy forcave politike me bindje të ndryshme, Prifti është shprehur optimist dhe për zgjedhjet lokale.

"Koalicioni që do të formohet mes PD-së dhe LSI-së, besoj nga fundi i gushtit, është një periudhë katërvjeçare, brenda së cilës janë dhe zgjedhjet e pushtetit vendor të 2011-ës, zgjedhja e presidentit apo çështje të tjera të rëndësishme politike, që do të jenë brenda katërvjeçarit", theksoi Prifti.

Ai sërish ka drejtuar akuza drejtë Edi Ramës duke pohuar se ai disa njerëz që janë rreth tij, për vite me radhë, kanë punuar jo për fitoren e së majtës, jo për bashkimin e së majtës, por për asgjësimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

m.i/NOA

KOMENTE