Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pushtohet plazhi i Durrësit, policia merr masa të rrepta
English

"Pushtohet" plazhi i Durrësit, policia merr masa të rrepta

Durrës, 18 korrik NOA - Temperaturat e larta të cilat kanë pushtuar vendin ditët e fundit kanë detyruar një pjesë të mirë të qytetarëve të Tiranës të zbarkojnë në plazhin e Durrësit.

Fundjava ka tejmbushur plazhin e Durrësit i cili është frekuentuar jo vetëm nga kryeqytetasit por edhe nga durrsakët, banorë të qyteteve të tjera apo edhe shtetas kosovarë.

Kjo ka detyruar policinë të marrë masa për të evituar ndonjë incident në plazhin e Durrësit.

Mësohet se forca të shumta të policisë kanë nisur patrullimet e tyre 24 orë pa ndërprerje gjë e cila ka dhënë rezultatet e saj duke mos u shënuar asnjë incident ditën e sotme ku pushuesit kanë arritur kulmin.

Policia bëri të ditur se do të vazhdojnë patrullimet pa ndërprerje.

k.k/NOA

KOMENTE