Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha s'ka të drejtë të detyrojë PS, që të pranojë humbjen e zgjedhjeve
English

Rama: Berisha s'ka të drejtë të detyrojë PS, që të pranojë humbjen e zgjedhjeve

Tiranë, 18 korrik NOA - Kryetari i Partisë Socialiste ka dalë në një deklaratë për shtyp mesditën e sotme, ku është shprehur se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve vetëm pas hapjes së kutive në Berat, Tiranë e Shkodër.

"Dua të nënvizoj një sërë gjerash që lidhen si detyrim për qartësinë në sytë e popullit.

Zgjedhjet nuk kanë mbaruar dhe rezultati jo vetëm që nuk është ai që tha zyrtarisht Partia Demokratike, por nuk është as ky që deklarohet sot sepse ende nuk janë hapur kutitë e Beratit, Tiranës dhe Shkodrës" deklaroi Rama.

"Pa u hapur kutitë e Beratit, Shkodrës dhe Tiranës në bazë të ligjit zgjedhor, Sali Berisha jo vetëm që s'mund të flasë si kryeministër i një mandati të ri por s'ka as të drejtë të detyrojë Partinë Socialiste të pranojë humbjen e zgjedhjeve.

Ne do ta pranojmë rezultatin vetëm nëse do të pranohet e drejta jonë ligjore për të hapur këto kuti" shtoi më tej kreu i PS.

Rama shtoi më tej se detyrimi dhe radha e punës kërkon që ai dhe PS të jenë në këtë pozicion qartësisht të vendosur dhe të hapur përpara publikut për të mos lejuar që ajo që ndodhi më 28 qershor të përfundojë me grabitjen e mandateve të Partisë Socialiste. Ai u shpreh gjithashtu se Berisha duhet të harrojë çdo bashkëpunim me PS.

"Të tjerët le të nguten por mua kjo nuk më lejohet" tha Rama.

k.k/NOA

KOMENTE